TIA thyen rekorde të reja, mbi 1.1 milionë pasagjerë në prill, Londra destinacioni kryesor, rritja e mbështetur nga investimet
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar tjetër muaj rekord, duke konfirmuar trendin e fortë të rritjes së trafikut ajror në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit Prill janë përpunuar mbi 1,1 milionë pasagjerë, ose 25% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja është reflektuar edhe në numrin e fluturimeve, të cilat arritën në 6,724 gjatë muajit prill, me një zgjerim prej 24% në baza vjetore. Në katër muajt e parë të vitit, aeroporti ka përpunuar gjithsej 3.29 milionë pasagjerë, ndërsa lëvizjet e avionëve kanë arritur në 19,400. Londra vijon të jetë destinacioni më i kërkuar për udhëtarët nga dhe drejt Shqipërisë, me mbi 102 mijë pasagjerë vetëm gjatë Prillit. Pas saj, renditen Bergamo, Roma, Brukseli dhe Bolonja, ndërsa trafik...
Burimi:
kohajone.com