Paradoksi: Nafta u importua 136 dollarë/ton më lirë, por në pompa mbetet 214 lekë/litër
Rritjet udhëtojnë shpejt drejt pompave të karburantit, ndërsa uljet duket se mbeten rrugës. Ky është zhvillimi më i fundit në tregun e naftës, ku pas një rënieje të fortë të çmimit në bursën e Mesdheut, drejtuesit e automjeteve në Shqipëri vazhdojnë të paguajnë të njëjtin çmim. Në tregjet ndërkombëtare nafta Brent ka humbur terren gjatë ditëve të fundit ndërsa edhe çmimet e karburanteve të rafinuara në bursën e Mesdheut kanë shënuar rënie të ndjeshme. Tregjet reaguan pas pritshmërive për marrëveshje të reja tregtare dhe uljes së tensioneve ndërkombëtare në Lindjen e Mesme, zhvillime që zakonisht ushtrojnë presion për uljen e çmimeve të naftës. Por në Shqipëri efekti nuk ndihet menjëherë. Ndërsa i referohemi bursës Platts në dogana vihet re se nafta është zhdoganuar me një...
Burimi:
javanews.al