90-vjeçari gjendet i pajetë në frigorifer, djali e bëri për ti marrë pensionin
Bota E Martë, 4 Gusht 2026 18:03 Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka tronditur zonën e Mystrasit në Greqi, pasi trupi i një 90-vjeçari u gjet i fshehur brenda një frigoriferi komercial në bodrumin e shtëpisë së tij. Sipas informacioneve paraprake, zbulimi u bë pas denoncimeve për mungesën e të moshuarit, çka bëri që autoritetet të nisnin kontrollet në banesë. Gjatë hetimeve, policia gjeti trupin e viktimës të vendosur brenda një frigoriferi të madh. Në vendngjarje mbërriti mjeku ligjor, i cili gjatë ekzaminimit fillestar nuk evidentoi shenja të dukshme dhune në trup. Shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet vetëm pas përfundimit të autopsisë. Policia ka arrestuar djalin 55-vjeçar të viktimës, i cili dyshohet se e kishte mbajtur të fshehur trupin e babait të...
Burimi:
kohajone.com