‘Kriza’ në Aeroportin e Vlorës, qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Televizioni SCAN ka mësuar nga burime të besueshme se procedura është iniciuar gjatë ditës së sotme, me synimin për të zhbllokuar situatën e krijuar pas vonesave në përfundimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend. Ky zhvillim vjen pas paralajmërimeve të bëra nga ministria gjatë muajve maj dhe qershor, kur u la të kuptohej se shteti ishte i gatshëm të ndërhynte për të zgjidhur ngërçin dhe për të garantuar funksionalizimin e aeroportit. Në muajin maj, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përbën një infrastrukturë me rëndësi strategjike për vendin dhe se funksionimi i tij është çështje e interesit publik...
Burimi:
javanews.al