Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor – Skema e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri – Kosovë?

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor – Skema e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri – Kosovë?

Një akuzë e rëndë e deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, për kontrabandën e naftës Shqipëri – Kosovë, kaloi pa ndonjë reagim apo veprim nga institucionet shtetërore, ato të cilat duhet të përgjigjeshin mbi shifrat e publikuara, ku nëse qendronte denoncimi të vepronin menjëherë me kallëzimin e këtij fenomeni. Por, ashtu si në çdo sektor tjetër, edhe kjo akuzë kaloi sikur të mos kishte ndodhur asgjë, pavarësisht se e di i “madh dhe i vogël” që midis dy shteteve, ka egzistuar, egziston dhe ndoshta do të egzistojë një kontrabandë e tillë. Madje, mjafton që këto institucionet shtetërore, apo punonjësit e tyre, që bëjnë raporte me shumë faqe, takime me veshje firmato, udhëtime nëpër botë për të marrë eksperiencë, të pyesin në kofiencë disa shoferë kamioni...