Arrestimi i Beqirajt në Francë, Dervishi: Ai ishte në kërkim, por bleu avionë – Si mund të ndodhë kjo…
Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas arrestimit në Francë të Ermal Beqirit person që kërkohej nga policia në Shqipëri dhe për të cilin thuhej se ishte në kërkim ndërkombëtar. “Ndërkohë që është në kërkim, ai ble avionë, i regjistron në Austri dhe Slloveni dhe fluturon në Francë”, shkruan Gazetari Lutfi Dervishi duke shtruar pyetjen se “si mund te ndodhë kjo”. Postimi i plotë: Sipas dosjes së SPAK, ndaj tij rëndojnë akuza tejet të rënda për çështjen e tenderëve të AKSHI-t, ndërkohë që është në kërkim, ai ble avionë, i regjistron në Austri dhe Slloveni dhe fluturon në Francë. Si mund të ndodhë kjo, nëse ishte (vërtet) në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria?
Burimi:
syri.net