“Nis ngritja e Institutit të Tumoreve”, ministrja Sala njofton ndryshimet: Hiqet limiti i moshës për check-up
evis sala TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka njoftuar vendimet e reja në fushën e shëndetësisë. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Sala bëri me dije se është miratuar ngritja e Institutit të Tumoreve, i cili do të ketë një buxhet të dedikuar edhe për kërkimin shkencor. Gjithashtu, ministrja Sala njoftoi edhe ndryshime në programin e check-up-it, duke hequr kufirin e sipërm të moshës për përfitimin e këtij shërbimi. Sipas këtij ndryshimi, çdo qytetar mbi 35-vjeç mund ta marrë lirisht këtë shërbim. “Kemi marrë sot vendim për ngritjen e Institutit të Tumoreve. Përveç buxheti të alokuar si pjesë e QSUT, ka edhe një buxhet shtesë për pjesën kërkimore dhe shkencore. Gjithashtu ky institut do të aplikojë edhe për fonde ndërkombëtare, për barna dhe...
Burimi:
zeri.ai