Marrëveshje Shqipëri-Serbi, ministri i Jashtëm serb: Do hapim konsullata në Shkodër dhe Bujanoc
ministri i jashtem serb, Marko Gjuriç SERBI- Shqipëria dhe Serbia kanë rënë dakord në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc. Marrëveshja është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç, i cili deklaroi se dakordësia u arrit gjatë një takimi me homologun shqiptar, Ferit Hoxha. Në një intervistë për Radio Beogradin, Gjuriç u shpreh se ka zhvilluar bisedime me ministrin e ri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, duke i cilësuar ato si shumë konstruktive. “Më gëzon fakti që pata bisedime të mira me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për hapjen e konsullatave të dy vendeve në Shkodër dhe Bujanoc”, tha Gjuriç. Hapja e...
Burimi:
zeri.ai