1.3 miliardë euro më shumë qarkullim nga bizneset/ “Zbresin” shërbimet. Tregtia dhe ndërtimi kryesojnë rritjen
Gjysma e parë e vitit është mbyllur me performancë pozitive për bizneset në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se qarkullimi i bizneseve për periudhën janar-qershor 2026 u rrit me 127 miliardë lekë ose 7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2025, duke u dyfishuar në krahasim me rritjen ekonomike. Rritja në qarkullimin e bizneseve, sipas Ministisë së Financave, është mbështetur kryesisht nga tre sektorë. Tregtia rezulton të ketë pasur rritjen më të madhe me +10 % krahasuar më 6 mujorin 2025. Ndërtimi gjithashtu regjistroi një rritje prej 9% duke u renditur në vendin e dytë. Ndërsa shërbimet, ndryshe nga më parë, që konsideroheshin kryesoret në qarkullim, kanë zbritur në vendin e tretë me një kontribut +4 %. Prodhimi rezulton...
Burimi:
sot.com.al