Tatimet shtrijnë trajnimet në të gjithë vendin për aplikimin e kompensimit 10% të fermerëve

Tatimet shtrijnë trajnimet në të gjithë vendin për aplikimin e kompensimit 10% të fermerëve

Administrata Tatimore ka vijuar takimet informuese në terren me fermerët dhe grumbulluesit, në kuadër të procesit të aplikimit për përfitimin e kompensimit 10%. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se në qarkun e Shkodrës u zhvillua një sesion trajnimi, ku specialistët e administratës informuan pjesëmarrësit mbi procedurën e aplikimit për kompensimin 10% përmes autofaturës, përdorimin e platformës elektronike e-Filing, dokumentacionin e nevojshëm, si dhe të drejtat dhe detyrimet e fermerëve dhe grumbulluesve. Sipas Tatimeve, trajnimet synojnë të lehtësojnë procesin e aplikimit dhe të ofrojnë asistencë të drejtpërdrejtë për përfituesit, duke siguruar zhvillimin normal dhe në kohë të kësaj skeme mbështetëse. Administrata Tatimore njoftoi se sesione të ngjashme informuese do të zhvillohen në të gjitha qarqet e vendit, me qëllim rritjen e informimit të...