Tatimet po verifikojnë faturat e arsimit, mbi 2 mijë e 100 individë në pritje të kompensimit

Tatimet po verifikojnë faturat e arsimit, mbi 2 mijë e 100 individë në pritje të kompensimit

Administrata Tatimore ka nisur verifikimet e dokumentacionit të dorëzuar nga individët që kanë aplikuar për përfitimin e kompensimit pas zbritjes së shpenzimeve deri në vlerën 100 mijë lekë për arsimin e fëmijëve, të deklaruara në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA) 2025. Sipas të dhënave të Administratës Tatimore për Monitor, rreth 2 mijë e 161 individë pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve, pasi kanë deklaruar zbritje të shpenzimeve arsimore deri në vlerën maksimale prej 100 mijë lekësh. Për këtë kategori, përfitues të njohjes së shpenzimeve arsimore janë vetëm individët me të ardhura bruto vjetore deri në 1.2 milionë lekë. Administrata Tatimore ka nisur procesin e verifikimit të dokumentacionit që justifikon këto shpenzime. Shuma e kompensimit do të disbursohet në llogaritë bankare të...