Tatimet, plan për uljen e informalitetit në turizëm! Rriten kontrollet për të ardhurat dhe punonjësit
Sezoni turistik 2026 pritet të shoqërohet me kontrolle më të forta nga Administrata Tatimore, në përpjekje për të formalizuar plotësisht sektorin dhe për të rritur të ardhurat në buxhet. Plani i ri sektorial synon identifikimin e bizneseve me risk të lartë dhe ndjekjen e tyre përmes analizës së të dhënave në kohë reale. Kontrollet do të jenë të targetuara, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te subjektet që raportojnë mospërputhje në xhiro, numër punonjësish apo në aplikimin e TVSH-së. “Do të aplikohen kontrolle të targetuara, të bazuara në analizën e riskut. Kërkohet deklarim i saktë dhe i plotë i të ardhurave nga çdo aktivitet turistik. Do të monitorohet deklarimi i punonjësve dhe zbatimi i pagave indikative si element për vlerësimin e riskut tatimor. Do të...
Burimi:
javanews.al