Tabaku: Shqipëria po humbet markën “Made in Albania”, industria fason drejt falimentimit

Tabaku: Shqipëria po humbet markën “Made in Albania”, industria fason drejt falimentimit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha dje në një reagimi në rrjetet sociale se qeveria e ka çuar drejt krizës industrinë fason, si pasojë të politikave të gabuara ekonomike. Tabaku shprehet se, pas 13 vitesh në pushtet, socialistët i kanë lënë mbi 175 mijë familje shqiptare përballë pasojave të zhbërjes së industrisë fason. Sipas deputetes demokrate, industria fason po përballet me mungesë mbështetjeje nga qeveria, ndërsa është goditur edhe nga zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe niveli i taksave. “Pas 13 vitesh në qeveri, socialistët, në kulmin e pushtetit të tyre, u kanë lënë mbi 175 mijë familjeve shqiptare një kartolinë të hidhur: zhbërjen e industrisë fason dhe çuarjen drejt falimentimit të një sektori që dikur punësonte mbi 175 mijë shqiptarë. Ky është...