Strategjia për Diasporën, lehtësi fiskale dhe sportel për investitorët

Strategjia për Diasporën, lehtësi fiskale dhe sportel për investitorët

Qeveria ka hedhur për konsultim publik Strategjinë Kombëtare për Diasporën 2026-2030, një dokument që synon forcimin e lidhjeve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe rritjen e rolit të tyre në zhvillimin ekonomik, social dhe institucional të vendit. Strategjia e konsideron diasporën një partner strategjik, duke synuar që kontributi i saj të mos kufizohet vetëm te remitancat, por të shtrihet edhe në investime, sipërmarrje, transferim njohurish dhe ekspertize, si dhe pjesëmarrje më të gjerë në jetën publike. Një nga shtyllat kryesore të dokumentit është krijimi i një mjedisi më të favorshëm për investimet e diasporës, përmes lehtësive fiskale, partneriteteve publik-privat dhe mekanizmave të rinj mbështetës. Sipas planit të veprimit, Ministria e Financave, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e...