Strategjia e re e Diasporës, investimet zëvendësojnë remitancat si prioritet
Qeveria synon të riformatojë marrëdhënien me diasporën, duke e zhvendosur fokusin nga remitancat drejt investimeve, kapitalit njerëzor dhe ekspertizës profesionale. Strategjia Kombëtare për Diasporën 2026–2030 e nxjerre për konsultim përshkruan diasporën si partner strategjik për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin evropian të vendit. Dokumenti thotë se strategjia synon “të forcojë partneritetin strategjik ndërmjet shtetit shqiptar dhe diasporës shqiptare”. Qeveria kërkon të mobilizojë “potencialin ekonomik, profesional, intelektual dhe kulturor” të shqiptarëve jashtë vendit. Sipas dokumentit, diaspora nuk shihet më thjesht si pasojë e migracionit. Ajo pozicionohet si “partner strategjik zhvillimi”, me rol në rritjen ekonomike, modernizimin institucional dhe integrimin ndërkombëtar. Strategjia identifikon disa profile të diasporës. Gjenerata e parë lidhet kryesisht me remitancat dhe kapitalin financiar. Komunitetet transnacionale shihen si ndërmjetës ekonomikë dhe tregtarë. Gjeneratat e...
Burimi:
javanews.al