Skema Kombëtare/ Për 4 ditë 11 mijë aplikime nga fermerët, mbyllen më 26 qershor
Afro 11 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga Skema Kombëtare e Bujqësisë për vitin 2026. Aplikimet nisën më 25 maj dhe do të qëndrojnë dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 26 qershor të këtij viti. Skema kombëtare e këtij viti është në vlerën 5.2 miliardë lekë, në rritje krahasuar me vjet. Fermerët mund të aplikojnë për 9 financime direkte në blegtori, bletari, kontroll biologjik, ferma organike, sera apo peshkim, si dhe në 3 masat e investimit për fermerët e rinj, në ndërtim stanesh apo makineri.
Burimi:
sot.com.al