Si do bëhet shitja e tokave bujqësore në pronësi? Kriteret për 445 mijë familje në të gjithë vendin

Si do bëhet shitja e tokave bujqësore në pronësi? Kriteret për 445 mijë familje në të gjithë vendin

Projektligji për shitjen e tokës bujqësore ka përcaktuar edhe kriteret specifike për ato familje që kanë në pronësi tokë bujqësore dhe dëshirojnë ta shesin atë tek persona të huajë fizikë apo juridikë. Sipas legjislacionit për ndarjen e tokës janë trajtuar me tokë bujqësore në pronësi rreth 445 mijë familje bujqësore, të cilat janë objekt i këtij drafti. Konkretisht, sipas nenit 8 të draftligjit, familja bujqësore që kalon pronësinë mbi tokën bujqësore tek personat fizikë ose juridikë të huaj, në përputhje me kërkesat ligjore për kalimin e pasurive të paluajtshme, duhet të dokumentacion të rregullt si: certifikatën e pronësisë të lëshuar nga autoriteti kompetent për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, kartelën e pasurisë, aktin noterial për kalimin e pronësisë, si dhe hartën treguese të vendndodhjes së...