Shtëpia e pamundur! Goditja e ashpër ndaj shtresës së mesme nga modeli i dështuar ekonomik

Shtëpia e pamundur! Goditja e ashpër ndaj shtresës së mesme nga modeli i dështuar ekonomik

Nga Erjon Saraçi, auditues ligjor * - Monitor  “An Englishman’s home is his castle” — “Shtëpia e anglezit është kalaja e tij” Një nga parimet më të njohura të së drejtës angleze (common law) Çfarë e bën të pamundur pasjen e një shtëpie sot? Për shumicën e të rinjve e të rejave, për çiftet që sapo kanë formuar familje dhe për të gjitha ato grupe shoqërore që e bazojnë jetesën te puna, qoftë punë krahu apo punë mendjeje, për sipërmarrësit e rinj dhe për të gjithë ata që punojnë me biznese familjare a individuale në më shumë se tre dekada treg të lirë, blerja e një apartamenti është kthyer në ëndërr. Por jo në një ëndërr të realizueshme, në një ëndërr të pamundur! Ndërsa pagat...