Shqiptarët ‘braktisin’ naftën, 45% e makinave të regjistruara për herë të parë janë elektrike
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se gjatë pesëmujorit të parë të vitit janë regjistruar për herë të parë 4.939 mjete plotësisht elektrike (All-Electric), një rritje prej 197% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Këto automjete përbëjnë 45.7% të totalit të mjeteve me kilometra zero të regjistruara, duke shënuar një rritje prej 104% në raport me janar-majin e vitit të kaluar. Nga ana tjetër, shtimi i automjeteve elektrike ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit. DPSHTRR thekson se, përdorimi i këtyre mjeteve ka sjellë një reduktim prej 6.519.480 kilogramë dioksid karboni në vit, ekuivalent me 217.316 “mushkëri ambientale” më të pastra. Ndërkohë, 82.7% e autoveturave të regjistruara për herë të parë i përkasin kategorisë mjedisore Euro...
Burimi:
sot.com.al