Shqipëria si ‘dele e zezë’, grupet bankare kanë kthime më të ulëta krahasuar me mesataren e tyre

Shqipëria si ‘dele e zezë’, grupet bankare kanë kthime më të ulëta krahasuar me mesataren e tyre

Grupet e huaja bankare shfaqen të pakënaqura nga përfitueshmëria e biznesit të tyre në Shqipëri. Sipas një anketimi të kryer nga Banka Europiane e Investimeve (EIB), shumica e grupeve të huaja bankare raportojnë përfitueshmëri më të ulët se mesatarja e grupit nga aktiviteti i tyre në Shqipëri. Megjithëse performanca e tregut bankar është përmirësuar në vitet e fundit, treguesit e rentabilitetit ngelen në nivele jo plotësisht të kënaqshme për aksionarët e tyre. Në veçanti, rritja e fortë e kërkesave për kapital nga Banka e Shqipërisë ka ndikuar në kthime më të ulëta nga kapitali krahasuar me shumicën e tregjeve të tjera në Rajon. Shqipëria paraqitet si i vetmi treg i Europës Qendrore dhe Juglindore ku kthimet nga kapitali për grupet bankare janë më të ulëta...