Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Në 206 lekë për litër po tregtohet nafta ditët e fundit në vendin tonë. Një çmim sa në periudhën e krizës të shkaktuar nga tensionet në Lindjen e Mesme. Pas shfuqizimit të Bordit të Transparencës në 19 qershor, çmimi i naftës arriti në 176 lekë për litër. Por intensifikimi i tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit ka tronditur sërish tregjet globale, duke bërë që nafta të rritet më tej. Kjo është përkthyer edhe në Shqipëri ditët e fundit, teksa nafta arriti në 196 lekë më 20 korrik dhe në 206 lekë këtë të mërkurë. Kjo rritje e çmimeve reflektohet edhe në bursën Platts të Mesdheut, së cilës i referohet edhe Shqipëria. Më 14 korrik nafta u importua për 1206 dollarë për ton, ndërsa më 21 korrik...