Super Egnatia në Champions League, kampionët e Shqipërisë barazojnë mes emocioneve dhe spektaklit

Super Egnatia në Champions League, kampionët e Shqipërisë barazojnë mes emocioneve dhe spektaklit

Egnatia ka zhvilluar një paraqitje për t’u duartrokitur në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj skuadrës sllovene Celje. Edhe pse rezultati përfundimtar ishte 3-3, kampionët e Shqipërisë treguan karakter, cilësi dhe guxim përballë një kundërshtari me më shumë përvojë në arenën europiane. Skuadra nga Rrogozhina e nisi ndeshjen pa komplekse dhe arriti të kalonte në avantazh falë golit të Eneo Bitrit, duke ndezur entuziazmin e tifozëve vendas. Më pas sfida u kthye në një spektakël të vërtetë, me të dyja ekipet që krijuan raste dhe dhuruan emocione deri në sekondat e fundit. Megjithëse Celje arriti të shfrytëzonte disa momente të mira për të shënuar, Egnatia nuk u dorëzua në asnjë çast. Futbollistët shqiptarë reaguan me personalitet, luftuan për...