Rritet rimbursimi i karburantit për invalidët, shkon në 15 mijë lekë në muaj

Rritet rimbursimi i karburantit për invalidët, shkon në 15 mijë lekë në muaj

Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në vendimin për zbatimin e ligjit “Për statusin e invalidit”, duke rritur masën mujore të rimbursimit për shpenzimet e karburantit dhe lubrifikanteve për këtë kategori. Vendimi, i propozuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, prek drejtpërdrejt mbështetjen financiare që sigurohet nga shteti për lëvizshmërinë e personave me status invaliditeti. Me zbatimin e këtij akti të ri, pika 3 e vendimit të vitit 1998 ndryshohet duke përcaktuar një shifër të re fikse mujore. Lidhur me masën e re të kompensimit, në vendim përcaktohet se “shuma mujore e rimbursimit të shpenzimeve për blerjen e karburanteve e të lubrifikanteve është 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë.” Buxheti dhe institucionet përgjegjëse Zbatimi i këtij ndryshimi do të shoqërohet me një faturë shtesë financiare...