Tragjedi ajrore në Kroaci, avioni rrëzohet në parkun Kombëtar të Zadarit, 2 persona të vdekur!
Dy persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i vogël me dy vende u rrëzua të premten pasdite në Parkun Kombëtar Paklenica, pranë qytetit të Zadarit në Kroaci. Alarmi u dha pak pas orës 16:00, sipas orës lokale, pasi avioni, i cili ishte nisur nga Republika Çeke, humbi kontaktin. Menjëherë pas alarmit nisi një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi në zonën malore. Pas disa orësh kërkime, ekipet e shpëtimit gjetën rrënojat e aeroplanit në Parkun Kombëtar Paklenica, rreth 60 kilometra në verilindje të Zadarit. Rreth orës 22:00, forcat policore përfunduan operacionin në vendin e rrëzimit dhe konfirmuan se dy personat që ndodheshin në bord kishin humbur jetën. Policia kroate nuk ka bërë ende publike identitetin e viktimave. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe...
Burimi:
javanews.al