Shqipëria, rekord në Europë për peshën e bar-kafeneve në ekonomi, e treta në raport me popullsinë
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një model biznesi thuajse unik në Europë: hapet relativisht lehtë, gjendet në çdo lagje dhe zë një pjesë shumë të lartë të të sipërmarrjes private, në raport me vendet e tjera të Europës. Baret, restorantet dhe shërbimet ushqimore përbëjnë 12.28% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve në Shqipëri, pesha më e lartë ndër vendet europiane të krahasuara dhe rreth 2.6 herë mbi mesataren e Bashkimit Europian prej 4.73%, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023, të përpunuara nga “Monitor”. Diferenca me vendet e tjera është e ndjeshme. Pas Shqipërisë renditet Serbia, ku aktivitetet e shërbimit të ushqimit dhe pijeve përbëjnë 8.43% të ndërmarrjeve, e ndjekur nga Greqia me 8.25%, Spanja me 7.51%, Kroacia me 7.28% dhe...
Burimi:
sot.com.al