Shqipëria, me konsumin më të ulët të energjisë në banesa në Europë
Një banor në Shqipëri konsumon në shtëpi shumë më pak energji se një qytetar mesatar i Bashkimit Europian. Sipas treguesit të Eurostat për konsumin përfundimtar të energjisë në familje për frymë, Shqipëria regjistroi 220 kilogramë ekuivalent nafte për banor në vitin 2022, viti i fundit për të cilin ka të dhëna të disponueshme për vendin. Ky është një ndër nivelet më të ulëta, madje më i ulët edhe se vlerat e raportuara së fundmi nga vendet jugore të BE-së. Niveli i ulët lidhet me klimën më të butë, por edhe me të ardhurat, mundësinë për të përballuar ngrohjen dhe cilësinë energjetike të banesave. Për krahasim, konsumi mesatar në Bashkimin Europian ishte 507 kilogramë ekuivalent nafte për banor në vitin 2024, rreth 2.7 herë më i...
Burimi:
syri.net