Shqipëria ‘jeton për t’u ushqyer’, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

Shqipëria ‘jeton për t’u ushqyer’, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, Shqipëria vijon të ketë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me madhësinë e ekonomisë, duke lënë pas jo vetëm vendet e Bashkimit Europian, por edhe të gjitha ekonomitë e tjera të rajonit. Statistikat tregojnë se shpenzimet nominale për ushqime në Shqipëri arritën në vitin 2025 në 20.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 20.5% një vit më parë. Kjo do të thotë se një vlerë e barabartë me rreth një të pestën e gjithë prodhimit vjetor të ekonomisë shqiptare përdoret për blerjen e ushqimeve. Pesha e lartë e ushqimeve tregon se familjet shqiptare vazhdojnë të përdorin një pjesë të madhe të të ardhurave për nevojat bazë. Në ekonomitë me të ardhura...