Shqipëria ende ka ndër nivelet më të larta të kredive me probleme në Rajon
Shqipëria vazhdon të ketë një nga nivelet më të larta të kredive me probleme në rajonin e Europës Qendrore dhe Juglindore. Të dhënat krahasuese nga Banka Europiane e Investimeve (EIB) tregon se me një nivel prej 3.8% në fund të vitit 2025, Shqipëria kishte një ndër raportet më të larta të kredive me probleme. I vetmi vend ku kreditë me probleme shfaqen më të larta është Polonia, në nivelin 4.61%. Ndërkohë, vendet e tjera, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë nivele më të ulëta. Konkretisht, Kosova ka një raport të kredive me probleme në nivelin 2.03% Maqedonia e Veriut në nivelin 2.04%, Serbia në nivelin 2.11% dhe Bosnje-Hercegovina në nivelin 2.4%. Rezultatet e anketimit rajonal tregojnë se cilësia e kredisë është përmirësuar përsëri gjatë...
Burimi:
syri.net