Shqipëria, e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Shqipëria, e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të tyre, të paktën për qiratë ditore, duke e bërë vendin të dytin më të shtrenjtë në rajon, pas Malit të Zi. AirDNA, një platformë analitike që jep të dhëna për njësitë akomoduese me afat të shkurtër, analizoi çmimet mesatare ditore (ADR), pra koston ditore të akomodimit, si dhe normën e zënies, kohën nga rezervimi deri në mbërritje dhe tendencat e kohëzgjatjes së qëndrimit në Europë. Nga grafiku i publikuar rezulton se Shqipëria është e dyta më e shtrenjta në Ballkan, me një çmim mesatar prej 57/euro për natë. Vendi i dytë më i shtrenjtë në rajon është Bosnjë Hercegovina, me...