Shqipëria duhet të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria duhet të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Ekspertët e çështjeve demografike Ilir Gëdeshi dhe Russell King arrijnë në konkluzionin se për të mbajtur të rinjtë në vend, Shqipëria ka nevojë për një transformim të strukturës prodhuese, në drejtim të zgjerimit të bazës ekonomike, rritjes së vlerës së shtuar dhe krijimit të vendeve të punës të qëndrueshme dhe të kualifikuara. Një strukturë e tillë do të zgjeronte mundësitë e biznesit, punësimit dhe të ardhurave, duke rritur perceptimet për perspektiva më pozitive ekonomike dhe sociale në vend, veçanërisht te të rinjtë dhe te shtresat më të arsimuara të popullsisë. Transformimi do të krijonte, njëkohësisht, kushtet për investimin më efikas të kursimeve dhe remitancave të emigrantëve, do të nxiste rikthimin e tyre dhe do të lehtësonte qarkullimin e kapitalit human midis Shqipërisë dhe diasporës. Sipas...