Shqipëria dhe Kosova firmosin marrëveshje për punësimin, Ibrahimaj: Hapen më shumë mundësi për qytetarët
Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës pritet të kenë më shumë mundësi për punësim dhe zhvillim profesional pas marrëveshjes së bashkëpunimit që dy qeveritë nënshkruan në Tiranë. Dokumenti synon të lehtësojë punësimin mes dy vendeve, të rrisë mobilitetin e fuqisë punëtore dhe të forcojë bashkëpunimin në aftësimin dhe formimin profesional. Marrëveshja u firmos nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare i Kosovës, Andin Hoti. Sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, bashkëpunimi parashikon krijimin e një kuadri të përbashkët për shkëmbimin e informacionit dhe praktikave më të mira, si edhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për punësimin, aftësimin dhe formimin profesional. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Ibrahimaj tha se marrëveshja është një instrument konkret që afron...
Burimi:
kohajone.com