Shërbimet lënë pas prodhimin, turizmi dhe ndërtimi rriten, industria shqiptare vijon tkurrjen

Shërbimet lënë pas prodhimin, turizmi dhe ndërtimi rriten, industria shqiptare vijon tkurrjen

Shqipëria po shërben më shumë sesa po prodhon. Kjo panoramë e cila na ofrohet nga INSTAT me të dhënat për tremujorin e parë të vitti përforcohet edhe më tej me sezonin turistik. Ekonomia shqiptare po mbështetet gjithnjë e më shumë te turizmi, ndërtimi, tregtia dhe pasuritë e paluajtshme, ndërsa sektorët që prodhojnë mallra po humbasin forcë. Industria shqiptare që pritej të krijonte më shumë produkte dhe eksporte, ka pësuar rënie. Prodhimi industrial u tkurr me gati 5 për qind, shitjet ranë me mbi 3 për qind dhe numri i të punësuarve u ul. Edhe industria nxjerrëse, një sektor që për vite me radhë ka qenë burim i rëndësishëm të ardhurash, regjistroi një rënie të fortë. Në të kundërt sektorët e shërbimeve vazhdojnë të zgjerohen dhe...