SelfCare sërish nuk punon sot, bizneset të shqetësuara se nuk kapin dot afatet e Paqes Fiskale

SelfCare sërish nuk punon sot, bizneset të shqetësuara se nuk kapin dot afatet e Paqes Fiskale

Sistemi SelfCare, nëpërmjet të cilit bizneset kryejnë veprimet administrative online, sërish ka shfaqur probleme funksionimi gjatë ditës së sotme. Bizneset thanë për “Monitor” se nëse hap faqen e SelfCare dhe klikon identifikim nëpërmjet e-Albania dhe i jep të dhënat e-Albania-s, sërish të kërkon identifikim (shiko videon). Si rrjedhojë subjektet nuk arrijnë që të hapin sistemin, që të shikojnë faturat apo të tjera veprime që ke në SelfCare. Ky problem ka filluar që pak para orës tetë të mëngjesit të ditës së sotme. Ndërsa gjatës ditës së djeshme, ku bëhej ‘log- on” nëpërmjet E-Albania tek efilling, sërish nuk funksiononte, ndërsa ditën e sotme ky problem është zgjidhur. Bizneset e kanë të pamundur të bëjnë dhe fiskalizimet e doganave apo të faturave te tjera, teksa shpesh del...