Salla: Fermerët shqiptarë nuk përdoren si dekor për propagandë politike
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla reagoi dje pas publikimit që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri në rrjetet sociale, të një fotoje të fermerëve që derdhin qumështin para Ministrisë së Bujqësisë. Duke e përgënjeshtruar këtë lajm, Salla tha se “kur nuk ke çfarë t’u tregosh shqiptarëve, zgjedh të publikosh pamje që nuk janë nga Shqipëria dhe t’i paraqesësh si të ishin realiteti ynë”. “Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mashtruar opinionin publik. Fermerët shqiptarë nuk përdoren si dekor për propagandë politike. Ata janë njerëz që punojnë çdo ditë me djersë e sakrificë dhe meritojnë respekt. Ne jemi pranë tyre çdo ditë, me mbështetje financiare, investime, këshillim dhe politika që forcojnë bujqësinë shqiptare”, tha Salla. Ministri Salla, deklaroi se “kush...
Burimi:
sot.com.al