Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE
Islanda ka votuar kundër rihapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në referendumin e zhvilluar të shtunën, 52.54 për qind e votuesve zgjodhën “Jo”, ndërsa 47.46 për qind votuan “Po”, me një diferencë prej rreth pesë pikësh. Rezultati përfundimtar u bë i qartë gjatë orëve të para të së dielës, pas përfundimit të numërimit në të gjithë vendin. Sipas të dhënave të raportuara nga transmetuesi publik islandez RÚV, “Jo”-ja mori 99.037 vota, ndërsa “Po”-ja 89.459 vota. Rreth 1.200 fletë votimi u shpallën të bardha ose të pavlefshme. Referendumi nuk vendoste drejtpërdrejt nëse Islanda do të bëhej pjesë e Bashkimit Evropian. Pyetja ishte nëse vendi duhej të rifillonte negociatat për anëtarësim me Brukselin. Në rast të një përgjigjeje pozitive, negociatat do të hapeshin dhe më...
Burimi:
javanews.al