Sa para fitojnë bashkitë nga hotelet? Rriten arkëtimet nga turizmi, më shumë formalizim
Bashkitë po arkëtojnë më shumë të ardhura nga taksa e fjetjes në hotel, ndikuar kjo nga rritja e numrit të turistëve në Shqipëri dhe reforma antiinformalitet, pavarësisht se mosdeklarimi në strukturat akomoduese në vend vijon të mbetet një shqetësim i vazhdueshëm. Referuar të dhënave nga raporti i financave vendore për vitin 2025, të ardhurat nga taksa e fjetjes në hotel janë rritur në mënyrë progresive, por potenciali është më i lartë. Konkretisht taksa e fjetjes në hotel është rritur nga 98,6 milionë lekë që rezultonte në vitin 2015, në 736 milionë lekë apo 7.8 milionë euro në vitin 2025. E thënë ndryshe, rritja në një dekadë është +646%, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit turistik dhe përmirësimin e nivelit të formalizimit në sektorin e akomodimit. Baza...
Burimi:
sot.com.al