Rritet shkalla vjetore e inflacionit në zonën e euros/ Ja tre shtetet e Ballkanit që kryesojnë listën
Shkalla vjetore e inflacionit në zonën e euros ka pësuar një rritje. Sipas të dhënave nga Eurostat, shkalla e inflacionit ishte 3.0% në prill 2026, nga 2.6% e shënuar në muajin mars. Ndërsa një vit më parë, shkalla e inflacionit ishte 2.2%. Shkallët më të ulëta vjetore u regjistruan në Suedi me 0.5%, Danimarkë me 1.2% dhe Çeki me 2.1%. Shkallët më të larta vjetore u regjistruan në Rumani me 9.5%, në Bullgari 6.0% dhe Kroacia me 5.4%. Krahasuar me marsin e këtij viti, inflacioni vjetor ra në pesë shtete anëtare të BE-së, mbeti i qëndrueshëm në një prej tyre dhe pëspoi rritjhe në 21 shtete të tjera.
Burimi:
sot.com.al