Raporti: Lejet mjedisore me dokumente të paplota, pak kontrolle në terren

Raporti: Lejet mjedisore me dokumente të paplota, pak kontrolle në terren

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka shqyrtuar kërkesa për leje mjedisore pa garantuar verifikimin e plotë të dokumentacionit të paraqitur nga subjektet, sipas një auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit. KLSH tha se mangësitë në dokumentacion dhe në kontrollin e tij nga strukturat përgjegjëse krijojnë rrezikun që vendimet për aktivitetet me ndikim në mjedis të mbështeten në të dhëna të paplota ose të pasakta. “Procesi i shqyrtimit dhe miratimit të lejeve mjedisore nuk ka garantuar verifikim të plotë dhe të mjaftueshëm të dokumentacionit të paraqitur nga subjektet,” thuhet në raport. Sipas audituesve, kjo ka sjellë “vendimmarrje të bazuar në informacion të paplotë ose jo të verifikuar”. Auditimi mbuloi veprimtarinë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për periudhën 2023-2025 dhe të katër Agjencive Rajonale të Mjedisit në...