Rama prezanton programin për bizneset: Mbështetje financiare dhe asistencë për integrimin në tregun e BE-së
Kryeministri Edi Rama prezantoi dje programin kombëtar për përgatitjen e biznesit për integrimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar se qeveria do të mbështesë veçanërisht sipërmarrjet e vogla dhe të mesme për t’u përshtatur me standardet dhe kërkesat e tregut evropian. Rama bëri të ditur se programi do të zbatohet me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili do të angazhojë ekspertë për të asistuar bizneset shqiptare në procesin e përgatitjes për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sipas tij, qeveria synon të rrisë mbështetjen për sipërmarrjen, duke e konsideruar atë motorin kryesor të zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të punës dhe rritjes së mirëqenies. Në këtë kuadër, Rama njoftoi se në ditët në vijim do të hapet programi “Dyfisho biznesin...
Burimi:
sot.com.al