Qeveria propozon “arbitrin” e financave publike! Këshill Fiskal për kontrollin e borxhit dhe taksave
Një “rojtar” i ri për financat publike pritet t’i shtohet zinxhirit të institucioneve të vendit. Përmes projektligjit “Për Këshillin Fiskal të Republikës së Shqipërisë”, qeveria synon të krijojë një institucion të pavarur që do të monitorojë politikën fiskale, menaxhimin e borxhit si dhe do të mbikëqyrë respektimin e rregullave buxhetore dhe rreziqeve të mundshme nga devijimet. “Këshilli Fiskal monitoron zbatimin e parimeve, rregullave dhe kufizimeve fiskale të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit, vlerëson zhvillimet në politikën fiskale dhe jep opinione të pavarura mbi qëndrueshmërinë e financave publike si dhe rreziqet ndaj saj”, thuhet në nenin 4. Këshilli Fiskal do të jetë një institucion i pavarur, që i përgjigjet dhe raporton në Kuvend, dhe anëtarët e tij do të propozohen nga Komisioni i Ekonomisë për...
Burimi:
sot.com.al