Qeveria me buxhet rekord, por investimet mbeten në nivele minimale
Fondi i investimeve kapitale nga buxheti është në rekordin historik te të gjitha kohërave me një shumë 162,3 miliardë lekësh ose rreth 1,7 miliardë euro ne 2026, por në 4-mujorin e parë alokimet ishin në nivelin më të ulët që nga 2016-ta. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 4-mujorin e parë u alokuan 14,8 miliardë lekë në formën e investimeve publike. Ky ishte niveli më i ulët në 10 vitet e fundit, 5.7 për qind më pak se e njëjta periudhë e vitit 2025, që shënohet gjithashtu një vit i dobët në këtë aspekt. Teksa qeveria ka miratuar buxhetin më të madh të investimeve si kurrë ndonjëherë me parë, tkurrja e muajve të parë sinjalizon alokime masive në dhjetor dhe premisa...
Burimi:
sot.com.al