Lamallari hedh poshtë lajmet për dorëheqje: Nuk merrem me portale, por vetëm me punë!
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, hodhi poshtë sot lajmet e publikuara në disa portale që pretendonin se ai kishte dhënë dorëheqjen. Gjatë vizitës që zhvilloi në Berat për inaugurimin e ambienteve të reja të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Komisariatit të Policisë, Lamallari u pyet nga gazetarët rreth këtyre zërave por zgjodhi të përgjigjej shkurt. “Unë nuk merrem me portalet, unë merrem vetëm me punë konkrete. Ky takim ku jemi sot është pjesë e punës së qeverisë shqiptare, ku edhe unë bëj pjesë” tha Lamallari. Ministri, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, inspektoi godinën e re, një investim i qeverisë shqiptare me vlerë 253 milionë lekë. “Ky është një investim me impakt të madh social. Në fund...
Burimi:
argjiroja.net