Euro përsëri në rënie, kursi me Lekun prek minimum të ri historik

Euro përsëri në rënie, kursi me Lekun prek minimum të ri historik

Kursi i këmbimit Euro-Lek po karakterizohet nga presione të vazhdueshme në rënie dhe preku ditën e enjte një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 93.57 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Që nga fillimi i vitit, kursi i Euros ka rënë me 3.3%, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 4.1%. Sipas agjentëve të këmbimit, kursi vazhdon të ndikohet nga oferta e lartë e valutës, e lidhur kryesisht me sezonin turistik. Gjysma e dytë e muajit korrik dhe gjysma e parë e muajit gusht shënojnë pikun e sezonit turistik; rrjedhimisht edhe efekti më i fortë sezonal në kursin e këmbimit. Në këtë fazë, forcimi i presioneve rënëse mbi kursin e Euros...