Qeveria dhe bashkitë ‘zhyten’ në borxhe, rriten detyrimet e papaguara
Detyrimet e prapambetura u rriten në 3-mujorin e parë të vitit 2026, pasi kishte zbritur ndjeshëm në fund të vitit të kaluar. Sipas të dhënave borxhet arritën në rreth 6.93 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë më shumë krahasuar me fundvitin 2025.Sipas Ministrisë së Financave, stoku i detyrimeve të prapambetura të bashkive në mars 2026 rezulton në rreth 3.15 miliardë, me rritje të lehtë krahasuar me fundvitin 2025. Edhe pse, në korrik të vitit 2025 Ministria e Financave u kërkoi zyrtarisht njësive vendore të hartonin dhe zbatonin një kalendar të detyrueshëm për shlyerjen graduale të detyrimeve të prapambetura, bashkitë nuk arritën të shlyenin detyrimet as në fund të vitit të kaluar dhe as në tremujorin e parë të vitit 2026. Sipas kërkesës së Ministrisë, bashkitë duhet...
Burimi:
sot.com.al