Punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës, cilat janë 7 arsyet
Cilësia e punës nuk përcaktohet vetëm nga paga, por nga një kombinim faktorësh që ndikojnë në përvojën e përgjithshme të punës dhe në jetën personale të individit. Krahas të ardhurave janë dhe gjashtë faktorë të tjerë që ndikojnë, konkretisht Cilësia e kohës së punës; Perspektiva dhe siguria në punë; Aftësitë dhe autonomia në punë; Intensiteti i punës; Mjedisi social në punë; Mjedisi fizik i punës. Këto faktorë së bashku japin një panoramë të plotë të kushteve të punës. Sipas studimit të fundit të Eurofound, një projekt i Komisionit Europian, këta shtatë elementë lidhen drejtpërdrejt me mirëqenien, motivimin, produktivitetin dhe shëndetin e punonjësve. Eurofound ka matur cilësinë e punës në anketimin mbi kushtet e punës dhe punën e qëndrueshme, që realizohet një herë në 5 vjet...
Burimi:
kohajone.com