Projektligji, qeveria s’mund të propozojë shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH
Ligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” pritet t’i heqë të drejtën qeverisë për të pezulluar anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe për t’i kërkuar Kuvendit shkarkimin e tyre. Ligji në fuqi parashikon se çdo anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, duke përfshirë guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët mund të pezullohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave dhe të shkarkohet nga Kuvendi, në qoftë se përmbushen disa kushte kushte të caktuara, si në rastin kur është në pamundësi për të shërbyer në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë; është dënuar nga gjykata për një vepër penale, për të cilën ligji parashikon dënimin me burgim; është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose është deklaruar i falimentuar dhe nuk është rehabilituar; është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën...
Burimi:
sot.com.al