Program kombëtar për grumbullimin dhe menaxhimin e të dhënave në peshkim dhe akuakulturë
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit e të akuakulturës dhe përmbajtjen e programeve të kampionimit shumëvjeçar të kërkimit shkencor në det. Vendimi përcakton rregullat për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave biologjike, mjedisore, teknike e socio-ekonomike në sektorin e peshkimit dhe akuakulturës. Programi shumëvjeçar përcakton listën e detajuar të të dhënave, listën e fushatave kërkimore detare të detyrueshme dhe pragjet minimale për grumbullimin e të dhënave dhe kryerjen e fushatave kërkimore në det. Të dhënat përfshijnë informacion mbi stoqet e peshkut, ndikimin e peshkimit në ekosistemin detar, aktivitetin e anijeve të peshkimit, kapacitetin e flotës, si dhe të dhëna socio-ekonomike për peshkimin, akuakulturën dhe sektorin e përpunimit të produkteve të peshkimit....
Burimi:
sot.com.al