Probleme të reja me e-Albania, bizneset nuk arrijnë të verifikojnë detyrimet e taksave vendore

Probleme të reja me e-Albania, bizneset nuk arrijnë të verifikojnë detyrimet e taksave vendore

Edhe në këtë fillim muaji, bizneset sërish janë përballur me probleme në funksionimin e platformës e-Albania, duke mos marrë shërbim për verifikimin dhe kryerjen e pagesave për detyrimet e taksave vendore. Bizneset dhe kontabilistët kanë ngritur shqetësimin se gjatë orëve të para të mëngjesit, nuk kanë mundur të hapin shërbimin përkatës në platformë, çka ka penguar verifikimin e detyrimeve vendore. Situata ka krijuar vështirësi veçanërisht për bizneset që kanë nevojë të kryejnë procedura administrative apo pagesa brenda afateve të përcaktuara. Lidhur me problematikën Monitor kontaktoi Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore që ka bërë me dije se vështirësitë lidhen me procesin e kalimit të e-Albania në versionin e ri të sistemit. Sipas tyre, probleme të ngjashme nuk janë shfaqur vetëm në shërbimet e...