POS-et në autobusë/ Bankat konfirmojnë tarifat, Shoqata e Transportit kërkon mbulim kostosh
Shërbimi i transportit publik vijon të mbetet në konfuzion për vendosjen e shërbimit POS/POI në autobusë, një shërbim që iu jep mundësinë qytetarëve të paguajnë biletën e autobusit me kartë bankare. Problematikat kryesore për mos nisjen e zbatimit të këtij shërbime mbeten kostoja e pagesës për komisionet bankare dhe për kushtet teknike të instalimit të pajisjeve, përfshirë vendosjen e shërbimit të internetit dhe kostoja për mirëmbajtjen e tyre. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas më herët nëpërmjet një letre drejtuar bankave të nivelit të dytë në vend kërkoi të informohet mbi tarifat e instalimit të pajisjeve, kostot e mirëmbajtjes, komisionet që do të aplikohen për çdo transaksion, si dhe mundësinë e ofrimit të tarifave preferenciale për sektorin e transportit publik. Nga shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas...
Burimi:
sot.com.al