Popullsia bie, ekonomia rritet. Të dhënat e censit përballë ekonomisë dhe konsumit
Shqipëria po prodhon më shumë me më pak njerëz. Nga viti 2011 deri në 2023, PBB-ja është rritur me rreth 80% në vlerë nominale, bashkë me dyfishimin e të ardhurave për frymë, ndërkohë që popullsia, sipas Censit 2023, ka shënuar rreth 2.4 milionë banorë në vend. Me rreth 420 mijë shqiptarë më pak se në vitin 2011 në Shqipëri, shifrat tregojnë një ekonomi që ka zgjeruar prodhimin, por një bazë më të vogël popullsie. “Ka disa mënyra se si mund të masësh aktivitetin ekonomik në vërtetë ,se sa është masa e popullatës që është aktive në ekonomi. Kjo nuk të thotë ty sa është totalisht popullata në tërësi, por të jep një ndjesi sepse zakonisht minimumi 80% e popullatës angazhohet në aktivitete ekonomike dhe vërtetë...
Burimi:
javanews.al